Një lokal në fshatin Xhyrë të Njësisë Administrative Hotolisht në Bashkinë e Librazhdit është shkrumbuar pothuajse plotësisht gjatë natës së fundit nga një zjarrvënie që dyshohet se ka qenë e qëllimshme.
Ngjarja sipas burimeve zyrtare ka ndodhur rreth orës 04.15 të mëngjesit të kësaj fillim jave. Të njëjtat burime bënë me dije se lokalit që ndodhej në bregun e rrjedhës së lumit Shkumbin pranë rrugës kombëtare Librazhd- Xhyre i është vënë zjarri duke përdorur lëndë djegëse.
Nga hetimi paraprak dyshohet se mund të kenë qenë disa persona të përfshirë në zjarrvënien me pasojë djegien e lokalit në pronësi të shtetasit Skënder Gega. Policia po heton për identifikimin e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje si dhe për zbulimin e motiveve të zjarrvënies.
ma.me