Janë dashur 89 minuta, por Skënderbeu ia ka dalë. Pikërisht atëherë kur arbitri po përgatitej që të akordonte kohën shtesë, ka ardhur edhe rrjeta e vlonjatit Dejvi Bregu, që ka ndëshkuar ish-skuadrën e tij, Flamurtarin. Një gol me peshë dhe 3 pikë tepër të rëndësishme, për të ndjekur Partizanin kryesues, që mundi Laçin.
Pas humbjes me kurbinasit, djemtë e Orges Shehit kthehen te suksesi, ndërsa Flamurtari i Ilir Dajës bie pas pesë ndeshjesh radhazi. Ka qenë një sfidë e bllokuar ajo në Korçë, ku sigurisht vendasit ishin më kërkues, sidomos me Bregun, më i miri për bardhekuqtë. Megjithatë, Flamurtari ka pretenduar për një 11-të metërsh, por sidomos pa ti anullohej një gol Bushiçit.
Ishte Batha goditi ai që goditi me kokë, por Teqja e ndali topin, duke e rikthyer në lojë. Sulmuesi Bushiç arriti që ta kontrollonte dhe të shënonte, por anësori sinjalizoi prekje me dorë të sulmuesit. Rast i diskutueshëm ky. Në pjesën e parë Dita dhe Bregu vunë në vështirësi Koliçin, ndërsa i vetmi rast për miqtë u shënua me Veliun, goditja e të cilit me kokë nuk ishte aspak e mirë.
Në pjesën e dytë, vendasit rritën presionin, por goli erdhi vetëm në fund, pikërisht nga ai, lojtari që po bën diferencën, Dejvi Bregu.
E diel, më 11 nëntor 2018, ora 17:00
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë
SKËNDERBEU 1–0 FLAMURTARI
Shënues: Bregu 89′
Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Dita, Demte, Muzaka, Grishpi (Hoxhaj 80′), Bregu, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi. Të gatshëm: Dajsinani, Sambou, Lulaj, Fili, Guexh, Oto Xhon.
Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Alla, Veliu, Beqaj (Ribaj 59′), Useini, Batha, Mustafa (Pollozhani 82′), Musta (Kotobelli 72′), Torasa, Bushiç. Trajner: Ilir Daja. Të gatshëm: Qirko, Hyseni, Deliaj, Ymeraj.
Kartonë të verdhë: Muzaka 22′, Aliti 46′, Demte 47’/ Siljanovski 56′
Gjyqtarë: Ardian Beqiri, Rejdi Avdo, Mario Shazivari, Kreshnik Bajramaj
Delegat: Petrit Brahja; Vëzhgues: Prek Pjetrushi