Kreu i Partisë Demokratike ka sfiduar shefin e qeverisë teksa paralajmëroi se ditën e nesërme do të nxjerrë dokumente, të cilat sipas tij vërtetojnë skemën e vjedhjes në zonën e Astirit.
Sipas Bashës, Rama për hesap të xhepit të tij nuk di të ndalur as tek shtëpitë e qytetarëve dhe as para lotëve të fëmijëve dhe simboleve kombëtare, teksa rikujton edhe njëherë largimin e shqiponjës nga sheshi me të njëjtin emër.
“Kryehajduti për të mbushur xhepat e tij nuk ndalet para lotëve të fëmijëve, as para shtëpive të njerëzve dhe as para simboleve kombëtare. Pse u hoq Shqiponja? Ç’aferë fshihet pas shkatërrimit të 300 shtëpive te Astiri? Nesër me fakte e dokumenta skema e hajdutërisë te Unaza e Re”, shkruan Basha në Twitter.