PD ka kërkuar sot sërish arrestimin e kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Përmes një deklarate për mediat, deputeti i PD, Ervin Salianji thotë se dosja “339” provon se Vangjush Dako ka qenë në komunikim me trafikantët ndërkombëtarë të drogës para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.
Sipas Salianjit, Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë, pasi çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar nga Edi Rama.
“Dosja 339, që çon në burg Vangjush Dakon, faktoi se nga marrëveshja me krimin, Edi Rama:
-Përfitoi vota
-Bëri presion kriminal mbi votuesit;
-Krijoi pabarazi mes kandidatëve
-Lejoi praninë e kriminelëve në Qendrat e Votimit
– Përdori para të pista në zgjedhje.
Dosja 339 nxori para shqiptarëve mënyrat sesi krimi përfiton nga marrëveshja me pushtetin e Edi Ramës, në ketë rast nga lidhja direkte me Vangjush Dakon.’
a.ç