Tre edukatore në Kinë, janë pushuar nga pusna pasi nxitën dy fëmijë të rrihen me njëri tjetrin.
Pamje shqetësuese tregojnë një fëmijë që qante, teksa e rrihte dhe ofendonte një shok, para gjithë klasës në qytetin Linyi.
Mësohets e edukatoret inkurajonin rrahjen dhe nuk e ndalonin, madje ato i kërkonin atij që ta ofendonte dhe shante, sepse e kishte lënduar më herët.
Fëmija përsëriste fjalët si ‘budalla’ dhe ‘të urrej’ ndërsa e qëllonte tjetrin, që nuk tregonte ndonjë shprehje dhe rrinte indiferent.
“Më bëre të qaj, kur më lëndove më herët” dëgjohej zëri në sfond, teksa të njëjtën e përsëriste edhe vogëlushi./a.ç