Monedha europiane Euro duket se nuk po gjen stabilitet as gjatë kësaj fundjave, duke pësuar sërish rënie me 0.28% në krahasim me monedhën tonë vendase. Sipas të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, java u mbyll me një tjetër ulje të Euros.
1 Euro është këmbyer me 124.65 lek. Por përkundër rënies së monedhës europiane, po ndodh forcimi i Dollarit amerikan. Monedha amerikane ka fituar terren në krahasim me disa javë më pare, me një rritje prej 0.60%. Kështu 1 Dollar amerikan është këmbyer me 109.97 lek.
Nuk dihet se edhe për sa kohë do të vazhdojë pikiata e Euros, por ekspertët parashikojnë se monedha europiane do të vazhdojë të jetë e brishtë përballë Lekut dhe monedhave të tjera, për sa kohë tregu valutor do ketë në qarkullim Euro me tepricë, ndërsa prejardhja e një sasie të saj mbetet jashtë kontrollit.
Nuk dihet nëse Banka e Shqipërisë do bëjë një ndërhyrje të ngjashme me atë fundqershorit të këtij viti, për të stabilizuar Euron që kishte arritur në vlerën më të ulët 124.17 lekë. Kjo rënie e re e fillimnëntorit në 124.65 lekë është pranë të njëjtës pikë kritike të 4 muajve më parë.
a.ç