Gjatë vizitës në Francë, Presidenti Ilir Meta është takuar me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Marrëdhënie unike i cilëson Presidenti Meta raportet mes Shqipërisë dhe Izraelit.
“Kënaqesi të takohesha në Paris me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Një marrëdhënie unike mes popujve tanë në respekt e mirënjohje të historisë dhe të dëshirës për një marrëdhënie edhe më të ngushtë në të ardhmen”, shkruan në Facebook Presidenti shqiptar.
Kryeministri izraelit anuloi vizitën e parashikuar në fillim të Nëntorit në vendin tonë, pas ndarjes nga jeta të ministrit izraelit për Shërbimet Fetare.
Presidenti Ilir Meta dhe shumë udhëheqës shtetesh po qëndrojnë në Paris me ftesë të Presidentit francez Emmanuel Macron në aktivitet që po zhvillohen për 100-vjetorin e Luftës së Parë Botërore.
a.ç