Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zhvillimeve në Bularat, ditën e përcjelljes për në banesën e fundit të Kostandinos Kaçifasit.
Ai nuk ka lënë pa sulmuar edhe deputetin Sali Berisha për qëndrimin që mbajti në lidhje me vrasjen e ekstremistit të armatosur, Kostandin Kaçifa.
“Mirë sedërllinjtë, por ne kemi kadrinjtë dixhitalë. Ish-president dhe ish-kryeministër. I biri i Sheqeres dhe e derdh helmin e urrejtjes në mexhelis sikur të ishte djali i vetëm i Anakondës” – tha Rama referuar amësisë së Sali Berishës.
“Shqipëria e mirë e tregoi edhe njëherë vetën me sjelljen e vet në ditën e turpërimin e flamurit fqinjë nga një grusht njerëzish që nuk përfaqësojnë as popullin grek dhe as Greqinë në asnjë mënyrë.
Por kush mirësinë tonë e merr për dobësi, dje dhe sot, e mori mesazhin se në këtë vend nuk hyn dot ata që kur vijnë kujtojnë se mund të gjejnë këtu sheshin për përsheshin e neveritshëm të urrejtjes, ndasisë, konfliktit me Shqipërisë e Greqisë e popujve të tyre, që e kanë përshkruar rrugën e historisë duke ndihmuar njeri tjetrin” – tha Rama ndër të tjera, duke iu përgjigjur përmes një videoje postuar në faqen e tij në Facebook, interesimit të disa komentuesve.
“Imagjinoni se çfarë marrëzie do kishte qene dhe se me çfarë turpi kombëtar do ta kishim varrosur emrin e Shqipërisë botërisht, sikur të mbyteshim në lugën e çorbën e Agimit të Artë dhe kadrinjve gojë–baltë që janë kudo njësoj e që njësoj e turpërojnë çdo flamur, çdo gjuhë, çdo popull e çdo njeri normal të kësaj bote. E paimagjinueshme.
Vetëm mendoni një sekondë sikur shteti ynë të përplasej me policinë, me ata jabanxhi që erdhën, lanë namin e tyre të zi edhe në Shqipëri dhe ikën pasi keqtrajtuan të ashtë-quajturin heroin e tyre. E pamendueshme. Shumë prej tyre s’do hyjnë dot më në Shqipëri, të tjerët do mendohem mirë nëse do vijnë përsëri dhe kush thotë se për ata përçudnim të ceremonisë mortore fajin e paskësh varreza e ushtarëve të rënë gjatë luftës italo-greke duhet të vizohet, nuk është mirë.
E paska respekti për të vdekurit fajin pse dalin nga fiqiri të gjallët? E paska respekti për të ikurit të botën tjetër për vlerat e humanizmit në tërësi fajin pse në këtë botë njerëzit ndodh të kthen në hiena dhe ti klithin si korba njerëzimit vlerave? E paska respektin për historinë e një fqinjësie të mbushur me njerzillëk mes të thjeshtë fajin pse njerzillëkkun e fqinjësisë së mirë i bien me shqem kadrinjtë e politikës e të medias në politikën e dy shteteve? Broçkulla”, u shpreh kreu i qeverisë.