Lewis Hamilton nuk ndalet edhe pse ka fituar titullin kampion në Formula 1 për këtë sezon. Piloti britanik siguroi sot në mbrëmje “pole position” në pistën e Interlagos, aty ku ditën e diel do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Brazilit, gara e parafundit e këtij Botërori. Britaniku dha kohën 1’07”281, rekord për këtë pistë, duke lënë pas rivalin e Ferrarit, Sebastian Vettel dhe të dy do ta nisin garën e nesërme nga vija e parë e startit.