Tre prokurorët që po hetojnë vrasjen në lokalin ”Monopol” në ish Bllok të ndodhur 4 tetor, apelojnë vendimin e gjyqtarit të Tiranës Artan Gjermeni i cili ka caktuar datën 4 dhjetor 2018, si afatin e fundit që Ervis Martinaj duhet të qëndrojë në qelitë e paraburgimit 302 në rast se prokuroria nuk dorëzon prova të reja. Ne kopjen e ankimit në apel, kërkohet masa e “arrestit në burg pa afat” për Martinaj. Treshja e prokurorëve Kreshnik Ajazi, Artan Lulaj dhe Anisa Qilimi kanë dorëzuar kërkesën e apelimit, duke kërkuar ndryshimin e vendimit të dhënë nga gjyqtari Gjermeni, që caktonte masën “arrest me burg” 30 ditor për Martinaj.
Argumenti më i fortë që prokurorët kanë në dorë për këtë apel, është ajo çfarë është gjetur brenda telefonit të Ervis Martinit, një celular I-Phone X të gjetur mbylur me passëord por që është hapur në kohë rekord nga eskperteët izraelite pas kërkesës për të vepruar për llogarinë e prokurorisë shqiptare. Prokurorët pikërisht për këtë celular thonë se janë evidentuar të dhëna të plota më rëndësi për faktet objekt hetimi. Sipas prokurorisë në procesverbalin e sekuestrimit pasqyrohet saktësisht fakti që aparati telefonik i sekuestruar të hetuarit Ervis Martinaj në ambientet e spitalit të traumës është pikërisht ai me IMEI qe perfundon me numera ”587”.
Ky celular është i rëndësishëm sepse sipas prokurorëve të çështjes nga ai aparat telefoni nëpërmjet applikacionit ”Telegram” është dërguar një mesazh për të thirrur disa persona ”që të vinin menjeherë në lokalin e Redi Pupeskut të armatosur”. Por pikërisht ky element (një nga ata të përdorur për të kërkuar arrest në burg të Martinaj) është vënë nën dyshim nga gjyqtari Artan Gjermeni i cili pretendon që prokuoria në fakt e ka paraqitur si celularin e Elvis Martinaj një tjetër aparat celulari , që ka Imei një numër që perfundon me ”580”.
Për këtë prokurorët sqarojnë se: “Argumenti i dhënë nga gjykata për numrin IMEI me tre numrat e fundit 580 është tërësisht i pabazuar dhe krijon një artificë kontradiktoriteti të paqënë në lidhje me faktet objekt hetimi”. Sipas prokurorisë: “Rezulton përtej çdo dyshimi të arsyeshëm që aparati telefonik i sekuestruar personit nën hetim Ervis Martinaj eshte një aparat telefonik marka Iphone, me kasë me ngjyrë të zezë, model X., nr. IMEI tre numrat e fundit 587.
Përmbajtja e këtij aparati telefonik, përfshirë materialet me foto dhe video, konfirmon faktin që ky aparat është aparati që i është sekuestruar të hetuarit Martinaj. Ky fakt nuk është vënë në diskutim dhe as është kundërshtuar në asnjë moment nga mbrojtësit e të hetuarit Martinaj. Nga ana jonë i është dorëzuar gjykatës materiali i plotë i përmbledhjes së ekstraktimit të të dhënave të evidentuara nga ekspertimi teknik-elektronik i aparatit telefonik”.
Bëhet fjalë për 239 faqe në të cilat përveç bisedave të ndryshme në aplikacion ”Telegram” dhe ne whatsap, janë listuar numra telefonikë memorizuar në aparatin celular , sms, foto dhe video që sipas prokurorisë tregojnë lidhje të forta dhe të shumta me çdo pjesë të shoqërisë shqiptare që Elvis Martinaj kishte ndërtuar ndër vite. Prokurorët në dokumentin e apelimit thonë:
“Nga të dhënat e administruara në hetim dhe të parashtruara në gjykim rezulton qartësisht se i hetuari Ervis Martinaj ka vepruar në pozicionin e organizatorit të rrethit të personave të tij, ku përfshihen edhe shtetasit e identifikuar deri në këtë fazë të hetimit si viktima Fabian Gaxha dhe i hetuari Eljon Hato, në ngjarjen e datës 4 tetor 2018”
Gjykata, theksojnë prokurorët, ka qenë tërësisht e paqartë edhe në lidhje me detyrat e lëna dhe provat që kërkon të administrohen brenda afatit 30 ditorë që skadon më 4 dhjetor. Kjo pasi ata vlerësohen se janë administruar të dhënat e mjaftueshme që krijojnë standartin e dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprave penale nga i hetuari Martinaj. Sipas prokurorëve gjykata ka kërkuar si kusht për të mos liruar Elvis Martinajn brenda datës 4 dhjetor, dorëzimin e një eskpertimi kontabël mbi pasurinë personale dhe familjare të tij, por akoma deri në këtë moment prokurorët pretendojnë që nuk janë njohur me objektin dhe fushën e mbulimit të këtij akti ekspertimi kontabël, ndërkohë që shumë materiale janë dorëzuar gjykatës prej kohe:
“Si përfaqësues të organit të akuzës, edhe pse në mungesë të një akti ekspertimi kontabël kemi vënë në dispozicion të gjykatës një raport të përgatitur nga inspektorë të hetimit tatimor ku kanë dhënë një panoramë të përgjithshme të gjendjes pasurore të Ervis Martinaj dhe familjarëve të tij, duke paraqitur edhe vlerën e fshehjes së të ardhurave deri në momentin e paraqitjes së kërkesës për masë se sigurimi. Në këto kushte mendojmë se kjo “detyrë” e caktuar nga gjykata është e ezauruar që në momentin e paraqitjes së kërkesës për caktim masë sigurimi dhe aktet bashkëlidhur”.
Prokurorët shpjegojnë se gjyqtari Artan Gjermeni nuk ka marrë parasysh rrezikshmërinë shumë të lartë shoqërore të veprës penale te Elvis Martinaj. Pjesë e apelit është edhe mos marrja në konsideratë e rrezikut të i ikjes dhe shmangies nga përgjegjësia penale nga i hetuari për të cilin prokurorët thonë se i kanë sjellë prova të mjaftueshme që ai ka në përdorim një pasaportë të Republikës së Kosovës me të dhëna të dyshuara të falsifikuara të shtetasit me gjeneralitetet Admir Koca. Një pasaportë që në rastin e lirimit mund të ndihmonte Elvis Martinaj për tu larguar jashtë vendit. raport.tv
ma.me