Roma ka hedhur një hap të sigurtë në fazën e 1/16-ave të Uefa Champions League. Italianët mposhtën me rezultatin e ngushtë 2-1 CSKA Moskë, duke marrë kreun e grupit G me 9 pikë. Manolas i dha avantazhin verdhekuqve pas 4 minutash lojë, teksa devijoi saktë me kokë një krosim nga këndi.
Reagimi i rusëve erdhi vetëm në fraksionin e dytë, me Sigurdsson që lëvizi mirë në zonë për të mposhtur më pas Olsen. Megjithatë, dalje me të kuq e mbrojtësit Magnusson krijoi hapësira në prapavijën ruse, fakt që u shfrytëzua në maksimum nga miqtë. I shërbyer nga Edin Dzeko, Lorenzo Pellegrini e kishte të lehtë të shënonte, duke i dhënë 3 pikë të rëndësishme Romës që pret e qetë takimin e Çekisë, mes Plzen dhe Realit të Madridit.
Në takimin tjetër të zhvilluar në orën 18:55, Valencia mposhti pa probleme Young Boys. Spanjollët fituan me shifrat 3-1 dhe ngjiten përkohësisht në vendin e dytë në grupin H. Ndërkohë zvicerianët janë me një këmbë jashtë Championsit, pasi mbajnë vendin e fundit me 1 pikë. Takimi i vlefshëm për këtë grup është ai mes kryesuesve të Juventusit dhe Manchester United të vendit të tretë.
a.ç