Për të rënë në gjurmët e personave me precedentë penalë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë nisur kontrolle në zona të ndryshme të qytetit të Elbasanit.
Prej dy ditësh po vijojnë kontrollet por deri më tani nuk ka të dhëna për persona të ndaluar.
Pak javë më parë operacione të ngjashme u panë të zhvilloheshin në Shkodër, Fier e Vlorë.
Pas këtyre aksioneve ka pasur edhe të shoqëruar në komisariat.
Kontrollet në Elbasan përkojnë edhe me marrjen e detyrës të zëvendësministrit të Brendshëm, me kompetencat e ministrit, Sandër Lleshi.
/b.d