Policia e Lezhës ka arrestuar një 21 vjeçar, pasi u kap me armë zjarri me vete.
Arrestimi i Margenat Jakut u bë në kuadër të operacionit “Ndëshkimi i të fortëve”. Sic njofton policia të riut iu sekuestrua arma e zjarrit tip pistoletë me fishekë.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e proves materiale një armë zjarri pistoletë tip Smith me 5 fishekë”, thuhet në njoftim.
Materialet proçedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprën penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal./a.ç