2019 është vit zgjedhor dhe buxheti ka planifikuar një fond të veçantë, 600 milionë lekë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Por, kryetari i institucionit të zgjedhjeve në Shqipëri, Klement Zguri kishte disa kërkesa specifike në Komisionin e Ligjeve, mbi të gjitha zhvendosjen në institucione të reja.
“Parimisht jemi dakord për fondet e miratuara për KQZ. Fondet krahasuar me vitin 2018 janë thuajse në të njëjtin nivel. Meqë do jetë vit zgjedhor, 600 milionë lekë është fondi i veçantë. Kërkojmë fond për rikonstruksionin e magazinës së bazës materiale në Lundër. Kërkojmë zhvendosjen në ambiente të reja. Kemi kërkesa edhe për dy automjete të reja. Kërkojmë 47 milionë lekë më shumë”, tha Zguri
Por Bashkim Fino, që është relatori i buxhetit iu përgjigj duke e kundërshtuar “keni ambiente të reja dhe shumë më të mira se ne”.
a.ç