Pas takimit rreth 60 minutësh me presidentin e Republikës, Ilir Meta me kërkesë të këtij të fundit, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruci ka zhvilluar një takim me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla si dhe Sekretarin e Përgjithshëm te kryeministrisë Engjell Agaçi.
Mësohet se takimet janë zhvilluar në zyrën e kreut të Kuvendit dhe burimet bëjnë me dije për “BalkanWeb” se në fokus të diskutimit ka qenë refuzimi i presidentit për të mos dekretuar gjeneralin Sandër Lleshi si ministër të Brendshëm.
/b.d