Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ndodhet në zyrën e Presidentit, Ilir Meta.
Mësohet se Ilir Meta dhe Gramoz Ruçi janë takuar pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS për të diskutuar mbi ngërçin që prodhoi Presidenti sa i përket emërimit të Sandër Lleshajt.
Takim është kërkuar nga kryeparlamentari Ruçi. Një ditë më parë edhe kryeministri Rama zhvilloi një takim 90 minuta me presidentin.
Sot kryeministri Rama njoftoi emërimin e Sandër Lleshit, zv.ministër të brendshëm, i cili më pas do të komandohet si ministër.
‘Presidenti nuk ka dhënë asnjë arsye po vetëm mos bindjen e tij. Ne nuk duhet të biem në këtë situatë që nuk është e jona. Ne duhet t’i dalim për zot situatës’ – mësohet se ka thënë kryeministri sot në mbledhjen e grupit të PS
Javanews.al