Ditën e djeshme kryedemokrati Lulzim Basha udhëtoi në juglindje të vendit ku u ndal në Korçë dhe Devoll. Ndërkohë, demokratët e qytetit të Korçës i rezervuan një “surprizë”.
Në mënyrë ironike, ata i kishin vendosur një dyshek përgjatë pedonales me mbishkrimin: “Dyshek për Lulin, fli sa të duash artist!”
Lideri i opozitës ka shtuar mjaft kritikë në këtë qark për shkak të përfaqësuesve qesharakë që vendosi në listën zgjedhore të 25 qershorit si: Klevis Balliu apo Ervin Salianji.
Humbja e tyre solli një “humnerë” votash për selinë blu ku nga gjithë qarku, mundi të fitojë vetëm zonën e Devollit me deputetin Hekuran Hoxhalli, rezultatet e të cilit i krijuan mundësi edhe djalit të Fahri Balliut të prekte sallën e Parlamentit. (TemA)