Kapiteni i tragetit që mori në bordin e saj katër peshkatarët, duke evituar një tragjedi të mundshme, ka treguar se operacioni i shpëtimit zgjati 20 minuta.
“Katër peshkatarët i pamë me pamje vizuale me dylbi si dhe radarë. I gjetëm në limitet e mbijetesës pasi kishin shume kohe në ujë. Operacioni i shpëtimit zgjati 20 minuta. peshkatarët u favorizuan nga temp e ujit qe rezistuan”, tha ndër të tjera kapiteni i tragetit, Petrit Agaj.
Burimi nga policia, kur nuk u identifikuan
Ndërkohë Burime zyrtare nga Policia e Vlorës bënë me dije se, në orën 02:08, janë njoftuar për ndihmë. Mjeti lundrues peshkimi “Vasili LN” po rrezikon të mbytet në det pranë ishullit të Sazanit, ishte alarmi që vuri në lëvizje efektivët.
“Menjëherë u njoftuan shërbimet përkatëse të cilët dolën me mjete lundruese të Rojës Bregdetare dhe të Delta Force, nën orientimin e QNOD Durrës me qëllim për t’ju ardhur në ndihmë këtyre shtetasve, por pas kontrolleve dhe kërkimeve të tyre në zonën detare përreth nuk u bë e mundur gjetja e tyre”, shtuan të njëjtat burime.
Por, sot në mëngjes rreth orës 06:04, Kapitaneria e Portit Vlorë ka njoftuar se, trageti i linjës Brindizi-Vlorë, në distancë rreth 6 milje nga Sazani ka gjetur në det 4 shtetas dhe i kanë marrë në tragetin e tyre (K.K, 65 vjeç, M.N, 54 vjeç, E.N, 20 vjeç, M.J, 19 vjeç).
Këta janë pikërisht personat e ekuipazhit të anijes së peshkimit “Vasili LN”.
Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, bëri me dije Policia. PANORAMA