Banorë të zonës së Unazës së Re në kryeqytet kanë dalë sërish në protestë mëngjesin e kësaj të diele, për të kundërshtuar prishjen e banesave të tyre.
Banorët janë ulur në rrugë dhe kanë bllokuar të dy kahet e rrugës. Ata kundërshtojnë prishjen e banesave dhe arsyen e mungesës së lajmërimit.
Banorët premtojnë përshkallëzim të situatës.
Për mediat, një banore tha se duan fillimisht dëmshpërblimin për prishjen e banesave për ndërtimin e një segmenti rrugor në zonën e Unazës së Re, e më pas të dalin nga shtëpitë.
“Më kanë kërcënuar”, u shpreh për mikrofonin e Neës24, një nga protestuesit. “Më ka shoqëruar policia për mos me dalë në protestë. A është e ligjshme kjo: Jo. Po kjo që më bën kjo bandë që më jep 15 ditë ultimatum, ca është”, ka vijuar i indinjuar banori.
Një banore e zonës kërkoi takim me Kryeministrin Rama.
“Ato kanë hall të ndërtojmë pallate. Rama kur erdhi në pushtet th: keni legalizim falas. Ne se donin falas… Të na japin paratë, jo të dalim në rrugë, kjo është prishje selektive. Ne s’jemi budallenj, jemi më fëmijë të vegjël. Të vi Edi Rama, ose të vemi ne ta takojmë”, tha ajo. (BW)