Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23.40 , Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shetit Ardi Veliu është parë në rrugët e zonës së ish-Bllokut në këmbë sëbashku me krerët e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Mësohet se Veliu ka dalë për të inspektuar masat për parandalimin e ngjarjeve kriminale por edhe pas ankesave nga qytetarët për zhurmat.
Policia e Tiranës po bashkepunon me inspektoriatin e mjedisit për matjen e zhurmave. Mbrëmjen e djeshme dy lokale në Bllok janë gjobitur nga 300 deri ne 500 mije leke nga inspektoriati i mjedisit te mbështetur nga Policia e Tiranës
Veliu u ka kërkuar drejtuesve te Tiranës me shumë kontroll e të punohet me informacionin për të goditur ata elementë që mund të qarkullojnë me armë
“Të rritet forca parandaluese dhe goditëse, mos të ulet ritmi por të vijohet me goditjen e të ashtuquajturëve të fortë,” ishte mesazhi i Veliut. (BW)