Zbulohen shkresat që kanë mbërritur në institucionin e Presidentit të Republikës, për verifikimin e pastërtisë së figurës së Sandër Lleshajt. Kandidatura e Sandër Lleshajt ka rezultuat e pastër sipas Autoritetit të Hapjes së Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit.
Në shkresën e firmosur nga kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sulaj, institucioni i cili është vënë në lëvizje pas kërkesës së Presidentit, theksohet se kandidati i propozuar nga Kryeministri Rama, Sandër Lleshaj nga verifikimit nuk rezulton të figurojë në dosjet e ish sigurimit të shtetit.
“Nga dokumentet e administruar nga ana jonë, si dhe nga verifikimet për z.Sandër Lleshaj, kandidati i propozuar nga Kryeministri për punën e Ministrit të Brendshëm, nuk figuron të këto material në dokumentet të ish-Sigurimit të Shtetit”, thekson dokumenti i firmosur nga Gentiana Sulaj.
Po ashtu, Institucioni i Presidentit ka marrë përgjigje edhe nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, siç njihet ndryshe Shërbimi Informativ i Ushtrisë.
Në dokumentin e firmosur nga kolonel Nurendinaj dhe te publikuara nga gazeta Tema, theksohet se nga verifikimet për Sandër Lleshajn, nuk ka të dhëna për përfshirjen e tij në veprimtari që cënojnë Sigurinë Kombëtare, apo të ketë marrë pjesë në aktivitet të kundraligjshme.
“Në përgjigje të kërkesës Tuaj, datë 30.10.2018, “Kërkesë për Informacion”, ju informojmë se për zotin Sandër Lleshaj, Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes nuk disponon të dhëna dhe informacione për përfshirjen e tij në veprimtari që cënojnë sigurisë kombëtare apo aktivitetë të kundra ligjshme”, thekson shkresa e AIMS.
Po ashtu, Sandër Lleshaj është kërkuar për një takim në Presidencë ditën e premte, por mësohet se ky takim është zhvilluar para se të bëhej publike refuzimi për të dekretuar kandidaturën e tij. BW