Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot, si çdo vit që nga viti 1992, një rezolutë jo detyruese që bën thirrje për heqjen e embargos amerikane ndaj Kubës, ndërsa SHBA-ja përpiqet pa sukses për të denoncuar abuzimet e të drejtave të njeriut.
Rezoluta u miratua nga 189 shtete. Ashtu si vitin e kaluar, vetëm SHBA-ja dhe Izraeli votuan kundër, ndërsa Ukraina dhe Moldavia nuk morën pjesë në votim.
Kjo është hera e 27-të që Asambleja e Përgjithshme e OKB-së bën thirrje për heqjen e embargos ekonomike dhe financiare të SHBA-së ndaj Kubës, që nga viti 1962. Por rezoluta, e paraqitur çdo vit, nuk është detyruese dhe ka vetëm një rëndësi politike.