Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ndihet i keqardhur për vendimin e qeverisë austriake për të dalë nga pakti i OKB-së për migracionin.
“Më vjen shumë keq”, tha Juncker për radion austriake ORF. Ai rinovoi thirrjen e tij për BE-në që të vendosë me shumicë të cilësuar për çështjet e politikës së jashtme.
”Ishte një absurditet që Bashkimi Europian nuk mund të fliste me një zë në këtë çështje thelbësore të së ardhmes, por ne do të bisedojmë me miqtë tanë austriakë javët e ardhshme”, shtoi ai, raporton ata
Austria dhe Hungaria e kundërshtojnë paktin e migracionit të OKB-së.
Reagimi i presidentit Juncker, erdhi si pasojë pasi dje qeveria austriake deklaroi se nuk do ta nënshkruajë paktin e OKB-së për emigrantët për shkak të frikës ndaj sovranitetin të saj në çështjet e migracionit.
a.ç