Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar dy propozimet e PS për dy anëtarët e rinj të KQZ
Është rizgjedhur Bledar Skenderi dhe është miratuar edhe anëtarja e re Rezarta Bitri. Dy kandidaturat janë votuar me 74 vota.
Kështu maxhoranca merr shumicën në KQZ. Opozita nuk ishte e pranishme në seancë.
PS-ja bëhet me katër anëtarë në KQZ. Konkretisht: Bledar Skënderi, Rezarta Bitri, Edlira Jorgaqi dhe Denar Biba.
Ndërsa në krahun e opozitës situata duket më e ndërlikuar.
Nga tre anëtarë që i takojnë opozitës, sipas Kodit Zgjedhor, dy i propozon partia e parë parlamentare e opozitës dhe një partia e dytë parlamentare e opozitës.
“Sa i përket partisë që ka numrin më të madh të mandateve në shumicë, jemi vetëm PS. Të dy vendet që i takonin shumicës parlamentare së legjislaturës së vitit 2009-2013 tashmë i takojnë shumicës parlamentyare të legjislaturës 2017-2021. Dy ish-anëtarët e KQZ, Vera Shtjefni dhe anëtari tjetër kanë qenë propozime të PD. Automatikisht dy propozimet e reja i takojnë partisë që ka shumicën parlamentare sot, PS”, tha Balla gjatë seancës
Javanews/a.ç