Ish-ministri i Brendshëm ka dalë sot para mediave ku ka kërkuar që prokuroria të dalë sa më shpejt në konkluzione pasi prej një viti është vendosur nën shënjestrën e akuzave jo vetëm nga drejtësia por edhe politika.
Por ashtu siç ka ndodhur dhe në herët e tjera të shfaqjes në publik, Tahiri është rrethuar nga simpatizantët.
Kësaj radhe ka qenë një grua në moshë që i ka puthur dorën Tahirit, duke e quajtur madje mbret.
“Je mbreti i Shqipërisë. Kam ardhur nga Italia për të të takuar ty”, i tha gruaja ish-ministrit duke e puthur e përqafuar.
/b.d