Një ditë pas sekuestrimit të 3.5 kg kokainë në doganën e Kakavijes, policia ka shpallur në kërkim pronarin e automjetit.
Rezulton se pronari i makinës ku u gjet droga, është me iniciale D.Y. 46 vjeç nga Fieri. Uniformat blu kontrolluan banesën e tij dhe gjetën e sekuestruan 2.3 kg kanabis çokollatë, 8 kg kanabis dhe 10 gramë kokainë.
Por nga kontrolli në banesë nuk u gjet pronari i mjetit, pasi është arratisur. Ndaj tij janë ngritur akuzat e prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe prodhim e fabrikim i lëndëve narkotike e psikotrope.
Ditën e djeshme, në automjetin Mercedes-Benz me targa AA216TF u gjet 3.5 kg kokainë. Lënda narkotike u zbulua gjatë kontrollit në doganën e Kakavijes nga pala shqiptare, duke tentuar të hynte në shtetin grek. Për këtë, u arrestua drejtuesi i makinës, Selim Lazaj 46 vjeç nga Patosi i Fierit. Nga hetimet e kryera rezultoi se 46-vjeçari ishte vetëm transportuesi i lëndës narkotike.
a.ç