TIRANË- Vrasja e ekstresmistit grek që qëlloi me armë policinë shqiptare në Bularat të Gjirokastrës, ka ‘zbritur’ në Kuvendin e Shqipërisë
Në seancën ku opozita nuk është e pranishme, deputeti i PS, Alket Hyseni deklaroi se RENEA bëri detyrën para një agresori dhe ndërhyrja do ishte e njëjtë edhe nëse agresori do të ishte shqiptar.
Hyseni tha se nuk jemi krenarë për humbjen e jetëve, por policia bëri detyrën
Deputeti i PS kritikoi edhe qëndrimin e PD.
“RENEA bëri detyrën para një agresori të policisë së Shtetit. Kështu do ndërhynte policia po të ishte shqiptar. Kështu do të veprohej në çdo vend të BE. Procedurat e policisë janë strikte, që hetohen dhe investigohen. Deklaratat e opozitës, ndikojnë negativisht. Nuk jemi krenarë kur ka humbje jetësh. Por ne i bëmë thirrje policisë që të mbajë të njëjtën qëndrim. Policia të jetë e kujdesshme dhe të reagojë kundër kujtdo që me shkaqe nacionaliste, do të prishë marrëdhëniet tona të mira me Greqinë. S’jemi dakord me opozitën në shumë aspekte por statistikat janë kokëforte. Jemi shumë herë më mirë sesa ishim 10 vite më parë”, deklaroi Hyseni
Javanews/a.ç