Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kritikoi mediat amerikane, duke thënë se ai “e dënon me forcë urrejtjen dhe fanatizmin”, porse kjo nuk raportohet.
Duke folur në një tubim në Florida, përpara zgjedhjeve për Kongres më 6 nëntor, ai tha se një e treta e amerikanëve besojnë se media “është armik i popullit”.
Presidenti nuk dha prova për këtë.
Kritikët e akuzojnë Trumpin për nxitje të dhunës duke përdorur retorikë ekstreme kundër kundërshtarëve, mediave, migrantëve dhe myslimanëve.
Këtë javë, Trump ofroi ngushëllime për 11 të vrarët nga të shtënat masive në një sinagogë, në qytetin Pitsburg të Pensilvanisë.
Shtëpia e Bardhë e hodhi poshtë fajin për sulmin në tempullin Pema e Jetës që ndodhi në fundjavë.
a.ç