Komisioni Qeveritar për të Zhdukurit ka bërë të ditur se deri në fund të këtij viti, pritet të gërmohet në 10 lokacione të dyshuara për varreza me trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës, raporton KTV.
Këshilltari i kryeministrit për çështjen e të pagjeturve, Jahja Lluka, pas takimit që e ka mbajtur Komisioni Qeveritar për të Zhdukurit, ka thënë se të gjitha gërmimet janë individuale dhe nuk ka më varreza masive, siç ka pasur vite më parë. (b.an)