Ndaj katër shqiptarëve të arrestuar kërkohet 27 vite burg në total, pasi dyshohet se janë autorët e disa vjedhjeve, grabitjeve si dhe kërcënimeve dhe shantazheve të ushtruara kryesisht ndaj fëmijëve në shtetin fqinj.
Grupi i shqiptarëve akuzohet për 86 raste të dhunimit të pronës si dhe 39 raste të tjera për bastisje të shtëpive, aksione këto të cilat dyshohen se janë zhvilluar gjatë vitit 2012- 2013
Siç raportojnë mediat fqinje, prokurori i çështjes ka kërkuar nëntë vite burg për Tufik Merxhonin, Marenglen Beshin dhe Renato Tamajn nga 5 vite secili dhe 8 për Edi Dardhën. Ende nuk është dhënë vendimi final, por në rast se do të vërtetohen të gjitha akuzat, shqiptarët rrezikojnë të dënohen me 27 vite burg në total.
a.ç