“Hodha foshnjën në plehra, pasi kam edhe tre fëmijë të tjerë dhe nuk kisha mundësi ekonomike për ta mbajtur.
Jam pa punë bashkë me burrin. Mezi po mbajmë edhe tre fëmijët që kemi. Isha e detyruar ta braktisja, pasi nuk kisha asnjë mundësi që ta rrisja.
Nuk pata mundësi as ta abortoja kur foshnja ishte pak muajsh”. Kështu është shprehur në Polici 32-vjeçarja nga Lushnja A.Nexha që u identifikua si nëna e një foshnje të gjetur pa jetë në koshat e mbeturinave në qytet.
Shtetasja e ka hedhur foshnjën dy ditë pas lindjes, duke menduar se dikush do të dëgjonte të qarat dhe do të shpëtohej në sajë të ndërhyrjes së Policisë.
Fatkeqësisht, kjo nuk ka ndodhur e për rrjedhojë, foshnja fatkeqe është gjetur pa jetë nga banorët.
/b.d