Unioni i Gazetarëve ka reaguar lidhur me kërcenimet e mbërritura në adresë të gazetarit Artan Hoxha nga disa ekstremistë grekë.
Përmes një deklarate zyrtare, UGSH i bën thirrje prokurorit të Përgjithëm të shtetit fqinj për të hetuar rastin konkret dhe për të çuar para përgjegjësisë agresorët.
Ndër të tjera në komunikatë thuhet:
“Kercenimet e ekstremisteve dhe nacionalisteve greke ndaj gazetarit Artan Hoxha nje rrezik dhe provokim mbi lirite themelore te gazetarit mes dy vendeve
Tirane me 31.10.2018
Mediat shqiptare dhe ato greke, gjate tri diteve te fundit, kane publikuar reagime agresive dhe kercenime te individeve te njohur nacionaliste ndaj gazetarit investigativ Artan Hoxha.
Kolegu Hoxha publikoi kercenimet serioze te ketyre individeve dhe qarqeve ekstremiste te naionalizmit grek, ndaj tij se pari ne faqet personale te rrjeteve sociale.
Kercenimet ne adrese te gazetarit Hoxha, erdhen pas raportimeve dhe qendrimeve qe afishoi publikisht per incidentin dhe vrasjen e qytetarit me dy shtetesi, nga Bularati i qarkut te Gjirokastres, te ndjerin Kostandinos Kacifas.
Ne faqet personale te rrjeteve sociale te kolegut Artan Hoxha ekstremiste greke dhe individe te njohur per radikalitet verbal dhe te angazhuar, shprehin vendosmerine per hakmarrje primitive ndaj gazetarit i cili respekton pikepamjet e veta te shprehura lirisht ne opinionin publik dhe mediat e vendit tone.
Unioni i Gazetareve Shqiptare shpreh shqetesimin e vet per kercenime te tilla qe vijne prej vendit fqinj dhe apelon per hapjen e hetimeve ndaj rastit, nga Prokurori i Pergjithshem i Greqise.
Kerkojme nga autoritetet e Republikes se Shqiperise ta vleresojne seriozisht kete kercenim dhe ne bashkepunim ligjor me palen greke te zbardhin autoresine e ketyre kercenimeve per te vene para pergjegjesise ligjore autoret e ketij agresioni ndaj lirise individuale dhe asaj te nje gazetari”, nënvizon Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.