Gjykata e Krimeve të Rënda jep dënimin për anëtarët e rrjetit të trafikut të heroinës dhe llojeve të tjera të narkotikëve.
Të pandehurit e këtij procedimi penal akuzohen se janë pjesë e një rrjeti më të gjerë të arrestuarish, të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike në linjën Turqi-Kosovë/Greqi-Shqipëri me destinacion vendet e Bashkimit Europian përgjatë viteve 2015-2016. Në korrik 2016.
Jurgen Molla u dënua me 15 vite burg. Me gjykim të shkurtuar përfundimisht dënohet me 10 vjet burg.
Shyqyri Kotorri u dënua me 14 vjet burg. Me gjykim të shkurtuar përfundimisht dënohet me 9.4 vjet burg
Anest Koromani u dënua me 14 vjet burg. Me gjykim të shkurtuar përfundimisht dënohet me 9 vite e 4 muaj
Arif Çiço u dënua me 14 vjet. Me gjykim të shkurtuar përfundimisht dënohet me 9 vite e 4 muaj
Shtetasi turk Enver Kurtulus u dënua me 13 vite burg. Me gjykim të shkurtuar përfundimisht dënohet me 8 vjet e 8 muaj.
Shtetasi turk Abubekir Tuncedemir u dënua me 14 vite burg. Me gjykim të shkurtuar përfundimisht dënohet me 9 vite e 4 muaj
Blerim Ukimeraj dënohet me 12 vite burg. Me gjykim të shkurtuar përfundimisht dënohet me 8 vite burg.
Elmi Thaçi dënohet me 12 vite burg. Me gjykim të shkurtuar përfundimisht dënohet me 8 vite burg.
Orges Myftaraj dënohet me 13 vite burg. Me gjykim të shkurtuar përfundimisht dënohet me 8 vite e 8 muaj.
Sipas kërkesës për gjykim, provat e mësipërme vërtetojnë se Jurgen Molla, Shyqyr Kotorri dhe Anesti Koromani kanë luajtur rolin e financuesve dhe organizatorëve të trafikut të drogës nga Turqia në drejtim të Shqipërisë. Prokuroria rendit 4 episode të trafikut në kërkesën për gjykim, ngjarje këto të ndodhura nga qershori 2015 deri në mars të vitit 2016.
Sipas saj, Arif Çiço nga Kosova, së bashku me të pandehurit turq Enver Kurtulus dhe Abubekir Tuncdemir kanë luajtur rolin e ndërmjetësit në sigurimin e heroinës, ndërsa të pandehurit e tjerë kanë pasur role ndihmëse.
a.ç