Vetem pak minuta me pare Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin Sokol Stojani. Ai eshte nje prokuror, i cili ka pasur neper duar jo pak ceshtje te nxehta si Gerdeci, “Hajdari”, etj.
Trupa gjykuese që e hetoi Stojanin ishte e përbërë nga: Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Valbona Sanxhaktari, ndërsa hetimi për të u zhvillua në të 3 kriteret: pasuri, imazh dhe aftësi profesionale.
Kontrolli i pasurisë, ai i figurës dhe i aftësive profesionale nuk identifikuan asnjë problem për prokurorin.
Stojani kishte bërë deklarim të saktë, kishte mjaftueshmëri financiare për pasurinë e vet, nuk gjendej në kushtet e konfliktit të interesave, nuk ka bërë fshehje të pasurisë dhe nuk ka bërë deklarim të rremë.
Sa i përket pastërtisë së figurës, u shpall “i përshtatshëm” për vijimin e detyrës.
Ndaj Stojanit, ka pasur shtatë denoncime nga ish-ministri Fatmir Mediu dhe nga ish-prokurori Tom Deda. Mediu e ka kallëzuar, për një rast në një studio televizive dukepretenduar se pyetjet e gazetarit kanë qenë të drejtuara nga Stojani. Akuza të cilat, ky i fundit i mohon akuzat, duke i konsideruar si joligjore.
Po kush është Stojani?
Stojani është një nga përfaqësuesit e akuzës në dosjen penale të vrasjes së deputetit demokrat Azem Hajdari, ka qenë prokuror i dosjes “Pasaportat” dhe së fundi ka marrë pjesë në hetimet për vdekjen e biznesmenit Kosta Trebicka dhe mbi zbardhjen e tragjedisë së Gërdecit.
Gjithashtu ai ka pasur edhe përplasje me kryeprokuroren e përgjithshme të përkohëshme Arta Markun. Fillimisht Stojani dha dorëheqjen si drejtor inspektimi, por Marku se pranoi dorëheqjen dhe e liroi më pas nga detyra më 21 shtator të këtij viti. Aktualisht Stojani është prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
ma.me