Një protestë është njoftuar se do mbahet nesër para gjykatës së Selanikut në Greqi, në orën 18.30 me orën lokale, lidhur me vrasjen e Kostandinos Kaçifas. 35-vjeçari humbi jetën të dielën gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA në fshatin Bularat të Gjirokastrës.
Ngjarja ka sjellë tensione diplomatike mes dy vendeve. Një hetim ka nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda lidhur me vrasjen. Ndërkohë, mediat greke raportuan këtë të hënë se edhe organi i akzës atje, ka nisur një hetim, pas denoncimin të së motrës së viktimës.
Lidhur me ngjarjen, në Greqi, janë zhvilluar më herët protesta. Sot në Athinë, gjatë një proteste, u dogj edhe flamuri shqiptar. /PANORAMA/