Gjatë një aktiviteti në Fier, ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca ka folur për ngjarjen në Bularat si dhe për emërimin e ministrit të ri të Brendshëm Sandër Lleshi duke zëvendësuar Fatmir Xhafajn.
Luigi Soreca tha se Shqipëria duhet të mbrojë komunitetet minoritare dhe të gjendet një marrëveshje mes dy vendeve për zgjedhjen e çështjeve të mbetura pezull duke përfshirë edhe çështjen e detit.
“Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Greqisë është një çështje dypalëshe. Është e rëndësishme për ne si BE që të dy vendet të gjejnë një marrëveshje për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE. Po ashtu është e rëndësishme që minoritet dhe pakicat në Shqipëri të mbrohen.
Gjatë muajve të fundit Ministria e Brendshme ka ndërmarrë disa veprime shumë të rëndësishme dhe në krye të tyre ka qenë ministri Fatmir Xhafaj, prandaj edhe vlerësimi ynë për ministrin është i qartë. Ne shpresojmë që ministri i ardhshëm dhe qeveria do vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjithë vendin.
Në fakt ne presim që kjo gjë të ndodhë pasi është në të interes të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Ata që do të luftojnë krimin dhe korrupsionin do të kenë në krah BE-në” – tha ambasadori i BE në Tiranë.
ma.me