Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka reaguar pas statusit të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili fliste për një bisedë të gruas së tij në parukeri.
Dako e quan Berishën të rrjedhur dhe thotë se po bën politikë me fantazira videosh erotike dhe me thashetheme parukerish. Ai i drejtohet bashkëshortes së Berishës, duke i thënë të mbledhë burrin që të mos merret me gratë e dynjasë.
Kryebashkiaku i Durrësit, i akuzuar nga opozita ka dhe një thirrje për kreun e PD Lulzim Basha.
Statusi:
Sot toçi i Saliut ja paska lënë radhën Babës vet.. Po Baba ka kohë që ka rrjedh s’është më ai që ka qenë! Ka filluar të bëjë politikë me fantazira videosh erotike dhe me thashetheme parukerish tani, se lekët s’i ka hequr kurrë nga goja as kur s’i kishte dalë kaq keq vetja nga kontrolli.
Zonja Liri mblidhe burrin të lutem se ka hyrë në kthesë të keqe shumë duke u marrë me gratë e dynjasë! Merru me Gjushin thuaji se ta ka bërë borxh, e gjeti Durrësin bastion të PD dhe e ktheu bastion të PS… Po t’i lëri gratë ai, sado i rrjedhur që të jetë zonja Liri!
Edhe ti Lulzim toçi, shih si e katandise Babën me gomarllëqet e tua! Ç’paske qenë mor burrë, krap nga trupi e cironkë nga truri.
/b.d