Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentët e rajonit Vlorë se, për shkak të remontit të planifikuar do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona në datat 30-31 tetor, nga ora 08:00-16:00.
OSHEE shpjegon arsyen dhe zonat që preken nga ndërprerja e energjisë elektrike, si dhe intervalet kohore.
“Për shkak të remontit të planifikuar në datat 30-31 tetor, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona gjatë intervalit kohor 08:00 – 16:00, 30 tetor. Pa energji do të jenë: Himarë pjesërisht, Livadhe, Jalë, Vuno, Dhërmi, Kondragje, Qeparo, Kudhës. 31 tetor, pa energji: Himarë, Pilur, Potam”, shprehet OSHEE.
/b.d