Një tjetër pako e dyshimtë e dërguar sot në mëngjes në adresë të CNN-it u interceptua në një zyrë postare në Atlanta, raportoi televizioni amerikan, i përfshirë prej javës së kaluar nga një seri pakosh me bomba ndaj kritikëve të presidentit Donald Trump.
Selia e televizionit, e vendosur në Atlanta (Xhorxhia), nuk paraqet asnjë rrezik bëri të ditur në një komunikatë për shtyp presidenti i tij, Jeff Zucker duke saktësuar se që nga 24 tetori, “të gjitha dërgesat postare në të gjitha zyrat e CNN në SHBA do të shqyrtohen në mjedise të jashtme.
”Pakoja nuk do të mbërrinte drejtpërdrejtë në CNN Center, edhe nëse nuk do të interceptohej paraprakisht”, shtoi ai.
/b.d