Italia është në alarm nga moti i keq. Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme nga veriu në jug. Fryrja e lumenjve ka dëmtuar dhjetëra rrugë nga rëshqitjet e tokës.
Disa zona të banuara në veri të Italisë janë krejtësisht nën pushtetin e ujit. Reshjet e dendura detyruan autoritetet në Xhenova e Venecia të japin gjatë natës alarmin e kuq, gjendjen më të lartë të gatishmërisë për katastrofat natyrore.
Vala e motit të keq ka mbërritur edhe në Italinë qëndrore. Në Romë e Firence, shumë shkolla janë mbyllur pasi pritet që situata të përkeqësohet.
Reshjet e dendura parashikohet të mbërrijnë edhe në jug të vendit gjatë orëve në vijim.
/b.d