Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, në deklaratën e tij të shkurtër para gazetarëve nuk ka pranuar të flasë me detaje për dokumentet e dorëzuara tek Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Por deklarata e tij u shoqërua me humor dhe të qeshura mes tij dhe gazetarëve, pasi ata e pyetën Tahirin si “koleg”, lidhur me misionin e medias së rihapur prej tij, Zëri i Popullit.
Ish-ministri qeshi dhe menjëherë ua ktheu: “Do flasim herë tjetër edhe për këtë!”
a.ç