Ministrja e Kulturës së Greqisë, Mirsini Zorba ka reaguar për vrasjen e 35-vjeçarit, ndërsa ka theksuar se nuk është ulur asnjë flamur në Bularat të Gjirokastrës, por të gjithë sipas saj janë valvitur lart.
“Sot, në varrezën e dëshmorëve në Bularat nderuam dhe ushtarët tanë grekë. Përkujtimore në vendin ku humbën jetën. Emocione mes maleve ku luftuan me patriotizëm kundër fashizmit.
Kudo flamuj grekë, përfaqësues të qeverisë greke e shqiptare, ambasadore e Greqisë, deputetë, kryebashkiakë, nxënës, banorë të thjeshtë. Vendosëm kurorat, u dëgjuan fjalimet, himni shqiptar e grek, poezi nga fëmijët. U larguam në orën 15.00 qetë qetë, pa asnjë problem.
Gjatë rrugës u informuam se një homogjenë kishte kërcënuar paradite me kallashnikov duke konsideruar marrëveshjen mes dy qeverive për varrezat e dëshmorëve dhe nderimin e kujtimit të tyre një tradhëti!
Asnjë flamur grek nuk ulën, të gjitha valvitën lart. Pas orës 15.00, në rrugën e kthimit u informuam se homogjeni u rrethua nga policia, i kërkuan të dorëzohet, nuk u dorëzua dhe e vranë. As që mund të imagjinonim në atmosferën tepër emocionuese të paradites këtë incident tragjik..”, thuhte në reagimin e saj. (BW)