Teksa Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim artikulojnë akuza ndaj mazhorancës për blerje votash në zgjedhjet e 25 qershorit, duket se edhe këto dy forca politike nuk kanë qëndruar indiferente përballë pazareve elektorale.
Një dokument i Ministrisë së Punëve të Brendshme që mban datën 25 qershor 2017, ka regjistruar në fshatin Zezë të Krujës një konflikt mes militantëve të LSI-së dhe atyre të PD-së për shit-blerje votash.
Referuar dokumentit, ata kishin shpërndarë para tek komisionerët dhe vëzhguesit.
Konflikti mes tyre degjeneroi në përleshje fizike, ku qytetarët njoftuan forcat e policisë që i shoqëruan në komisariat për sqarime të mëtejshme. (TemA)