JAPONI-Martesa e princeshës japoneze Ayako me të fejuarin e saj Kei Moriya, një borgjez 32 vjeçar, do të zhvillohet nesër në Santuario Meiji të Tokios.
Ayako, 28 vjec, e cila ka refuzuar statusin e saj mbretëror për këtë martesë, do të marrë një shumë prej 107 milion yen (rreth 840.000 euro) nga qeveria për shpenzimet e saj.
Kur mungojnë edhe pak orë nga ceremonia martesore mbetet ende mister tipi i kimono që princesha do të veshë, i cili patjetër do të sjellë një mesazh simbolik nga tradita e saj.
Të premten princesha, fëmija e tretë e princit Takamado dhe e bashkëshortes së tij Hisako, ka marrë pjesë në një ceremoni lamtumire të organizuar nga perandori Akiho dhe perandoresha Michiko dhe sipas traditës, ka shkëmbyer me to shkopinj dhe tasa prej sakeje.
Të martën çifti do të marrë pjesë në një banket që me shumë mundësi do të mbahet në Neë Otani Hotel të Tokio në prezencë të princit trashëgimtar Naruhito dhe të bashkëshortes së tij Masako Owada.( BW)