ANGLI- Ende nuk ka një komunikim zyrtar për sa i përket tragjedisë së ndodhur në Leister ku helikopteri i pronarit të klubit Srivadhanaprabha u rrëzua pak pas ngritjes nga stadiumi. Në bord raportohet se përveç pronarit ka qenë edhe e bija e tij së bashku me 2 pilotët dhe një person i 5-të që nuk është identifikuar ende.
Në mungesë të komunikimeve zyrtare thashethemet vazhdojnë të ndjekin njëra-tjetrën. Sipas raportimeve të fundit helikopteri kishte pësuar një difekt në motor. Fotografi Rajan Braun që ka mbërritur i pari në vendngjarje tregon: “Sapo helikopteri u largua nga stadium, kishte një tingull të madh përedh, ndoshta motorri pushoi dhe mjeti ishte jashtë kontrollit. Tronditja ishte shumë e madhe”, shprehet Braun, shkruan PanoramaSport
Sapo mësuan lajmin, tifozët e Leisterit kanë nxituar te vendi ngjarjes dhe kanë nderuar presidentin e tyre me lule e flamuj, megjithëse raport zyrtar për humbjen e jetës nuk ka ende. Ai u bë pronar i klubit në vitin 2010 dhe arriti historinë në 2016 me Ranierin në stol ku fitoi Premier Ligën.