Një burrë i moshuar qëndroi tre ditë mbi çatinë e shtëpisë së tij, deri sa u pa nga një person i rastësishëm.
Ai ishte rrëzuar dhe kishte mbetur në një pjesë të çatisë në pamundësi për të zbritur.
Ron Easton, u gjet të mërkurën në çatinë e shtëpisë së tij në Bigburyon Sea, Devon të SHBA-ve.
Ish shoferi i garave, i njohur si “Ton-Up Ron”, u transportua në spital, por nuk rrezikonte jetën.
Trish Bagley, e cila dërgon qumësht dhe letra tek Easton, ngriti alarmin pasi kishte gjetur dy shishe të pahapura.
Kur ajo shkoi tek prona e 102-vjeçarit vuri re se nuk hapte askush derën dhe nuk përgjigjej në telefon.
“Mendova se ishte në gjumë por duhej të merrja dikë që të shikonte”, tha ajo.
Më pas, një shitës e gjeti Ronin në çatinë e shtëpisë së tij dhe më pas telefonoi ambulancën.
/b.d