Gara për zgjedhjen e kryetarëve të grupseksioneve në Partinë Demokratike në Shkodër është shoqëruar me debate të ashpra dhe tensione mes figurave të kësaj force politike.
Ditën e shtunë kur bëhej votimi në grupseksionin 3 të qytetit, Zef Gjoni aktivst i PD dhe ish-boksier i njohur ka debatuar me anëtarët e komisionit të numërimit të votave më pretendimin se ka parregullsi në dëm të kandidatit që ai mbështet, Jozef Serminin. Situata mes palëve ka agravuar dhe Zef Gjoni ka thyer kutinë e votimit duke e bërë procesin, për rrjedhojë të pavlefshëm.
Komisioni zgjedhor ka marrë vendim që votimi në grupseksionin 3 në Shkodër të shtyhen për të shtunën e ardhshme. Gjatë këtyre zgjedhjeve ka pasur debate verbale dhe momente tensioni, ndërsa nuk kanë munguar akuzat për manipulime brenda demokratëve.
ma.me