Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet.
Tre automjete janë përplasur tek Gjykata e Rrethit në Unazë. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e incidentit.
Makinat janë të llojeve Smart, nje Golf dhe nje Ford.
BalkanWeb mëson se nga përplasja ka mbetur i lënduar një drejtues i njërit prej mjeteve, i cili është dërguar menjëherë në spital.
Për disa momente trafiku është rënduar në këtë segment rrugor, raporton Balkanweb.