Sikur të mos mjaftonte barazimi ndaj Genoa-s, që frenuar disi Juventus pas plotë 8 fitoresh radhazi, një tjetër lajm i keq për trajnerin bardhezi, Massimiliano Allegri.
Sipas komunikatës zyrtare për shtyp të klubit, futbollisti që rrezikon të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale është mesfushori turk Emre Can.
Futbollisti i kombëtares së Gjermanisë nuk u aktivizua në sfidën ndaj Genoa-s, teksa tashmë problemi muskulor që e ka ndaluar mund të jetë më serioz nga sa pritej.
Në rast se Can, që u transferua gjatë kësaj vere nga Liverpool me parametra zero, do të duhet të kryejë operacion, atëherë mund të humbasë edhe dy muaj përpara se të kthehet.
/b.d