Skuadra e Juventusit është ndalur për herë të parë në “Serinë A” italiane gjatë këtij sezoni.
Bardhezinjtë barazuan pasditen e sotme përballë Genoas, me rezultatin 1-1.
Ka qenë Cristiano Ronaldo ai që ka shënuar fillimish t për juventinët,
Në minutën e 19-të, Cancelo krijon një aksion shumë të mirë në krahun e majtë, topi shkon në zonën e Genoas dhe më pas shoqërohet me lehtësi në rrjetë nga portugezi.
Fillimi i pjesës së dytë nuk ishte aspak i mirë për Juventusin, që në një moment shpërqendrimi pëson golin e barazimit, me Bessa-n që shoqëron topin në rrjetë.
Me këtë rezultat u mbyll i gjithë takimi.
Pas ndeshjes së sotme Juventus vijon të qendrojë bindshëm në vendin e parë me 25 pikë, ku ndiqet nga Napoli me 18 pikë.